Çfarë gabimi në mbrojtje, Udinese kalon në epërsi ndaj Milanit

Skuadra e Udineses ka kaluar në epërsi ndaj Milanit në ndeshjen e vlefshme pë javën e 21-të në Serie A.
Golin për 2:1 e shënoi sulmuesi francez, Thauvin në minutën e 62’të, shkruan Indeksonline
Thauvin shënoi pas një gabimi amatoresk në mbrojtjen e skuadrës së Stefano Piolit.
Kujtojmë që dy golat tjerë në këtë ndeshje i kanë shënuar: Loftus-Cheek dhe Samardzic./Indeksonline/