Reali përgatit planin për ta transferuar Haalandin gjatë këtij viti

Real Madrid duket se është lodhur nga pritja e përgjigjjes së Kylian Mbappes.
Mbretëtrit kanë përgatitur një plan B, nëse dështon transferimi i yllit francez, shkruan IndeksOnline.
Sipas mediave spanjolle, Reali synon transferimin e Erling Haaland gjatë këtij viti.
Sulmuesi norvegjez ka kontratë me Manchester Cityn deri në qershor të vitit 2027 por ka një klauzolë lirimi, ku mund të largohet nga kampioni evropian për 180 milionë euro, në fund të këtij sezoni./IndeksOnline/