Tepelenë: Gjendet një gjysmë kafkë e njeriut në afërsi të një shpelle

Një gjysmë kafkë e njeriut është gjetur në afërsi të një shpelle në vendin i cili quhet “Gurti i Lenecit” në Tepelenë.
Policia thotë se dyshojnë se kafka e cila u gjet mbrëmjen e së dielës është e vjetër dhe mund të jetë sjellë në afërsi të shpellës, nga ujërat e lumit në këtë zonë.
Territori u kontrollua nga policia, por nuk janë gjetur mbetje të tjera kockore, raporton Tvklan.al.
Hetimet janë duke vazhduar në mënyrë që të zbardhet në tërësi ky rast.