75 Mall Live Search
08:50 / E Martë, 23 Janar 2024 / L K

Tenton ta korruptojë me 50 euro policin kosovar për të kaluar kufirin, shoqërohet në polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shoqëruar një person në stacion, pasi i njëjtit kishte tentuar ti ofroj 50 euro ryshfet për të kaluar kufirin me dokumente jo valide.

Rasti është cilësuar si “Dhënie e ryshfetit”

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i ka ofruar ryshfet 50 euro zyrtarit policor për të kaluar kufirin me dokumente jo valid. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia, përcjell IndeksOnline.