75 Mall Live Search
14:11 / E Martë, 23 Janar 2024 / S Z

Përfundojnë punimet restauruese të fazës së parë në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren, së shpejti fillon faza e dytë

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se kanë përfunduar punimet restauruese të fazës së parë në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren. Ndërsa  së shpejti fillon faza e dytë e punimeve.

Hamami i ndërtuar në vitin 1574 është aset i trashëgimisë kulturore i një rëndësie të veçantë pasi që për shekuj me radhë ka qenë pjesë e pandashme e jetës së qytetarëve të Prizrenit dhe është shndërruar në simbol shpirtëror dhe kulturor.