75 Mall Live Search
16:47 / E Mërkurë, 24 Janar 2024 / LB

Konfiskohen rreth 60 makina për kriptovaluta në veri të vendit

Policia e Kosovës ka konfiskuar 59 makina për kriptovaluta në rrugën “Çeta e Minatorëve”, në veri të vendit.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani, ka bërë të ditur se policia ka ndërhy në dy shtëpi në Mitrovicën e Veriut pas pranimit të infromacioneve nga qytetarët.

“Sot pas pranimit të informacioneve nga qytetarët, policia ka ndërhy në dy shtëpi në Mitrovicën Veriore dhe ka konfiskuar 59 makina për mihjen e kriptovalutave”, ka bërë të ditur Elshani për IndeksOnline.

Poashtu ai ka shtuar se nga ky aksion nuk ka të arrestuar.

Dogana e Kosovës i ka pranu duke marrë parasysh se kjo është kundërvajtje doganore./IndeksOnline/