75 Mall Live Search
22:45 / E Mërkurë, 24 Janar 2024 / Gj. Sh

Tuchel shpëton nga shkarkimi, Bayern fiton ndaj Union Berlinit

Bayern Munich i është rikthyer fitoreve në Bundesligë.

Bavarezët mposhtën me rezultat minimal 1-0 Union Berlinin, në ndeshjen e mbetur të vlefshme për javën e 13-të, shkruan IndeksOnline.

Golin e fitores e shënoi Raphael Guerreiro në minutën e 46-të.

Përkundër fitores, Bayern mbetet në vendin e dytë në tabelë me 44 pikë, katër më pak se lideri, Bayer Leverkusen.

Në anen tjetër, Union Berlin renditet në vendin e 15-të, me 14 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/