75 Mall Live Search
09:05 / E Enjte, 25 Janar 2024 / Gj. Sh

E mbani mend Nicolas Anelkan? Sapo bëhet udhëheqës te skuadra turke

Legjenda franceze, Nicolas Anelka nuk e ka ndërmend të largohet nga futbolli.

Para pak çastesh, 44-vjeçari është emëruar CEO i klubit nga Turqia, Umraniyespor, shkruan Indeksonline

Anelka do të jetë kryesori në skuadrën turke, që si trajner kanë, Mustafa Gursel dhe bëjnë gara në Ligën e Parë të futbollit në Turqi.

Momentalisht ata gjenden në pozitën e 11-të me 23 pikë pas 19 xhirove.

Kujtojmë që Anelka gjatë karrierës së tij fitoi shumë tituj dhe luajti për skuadra të mëdha, duke përfshi: Real Madridin, Chelsean, Arsenalin, PSG-n, Juventusin, Liverpoolin./Indeksonline/