75 Mall Live Search
09:27 / E Enjte, 25 Janar 2024 / MSH

Patën mosmarrëveshje në komunikacion, një person kanosë me armë një viktimë

Një person është arrestuar për shkak se kishte kanosur me armë një person në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Tenezhdoll, dje rreth orës 08:30, raporton Indeksonline.

Sipas policisë, deri te kanosja ka ardhur pas një mosmarrëveshje në komunikacion.

“Njësia e hetimeve ka kontrolluar lokalin ku punon i dyshuari, por nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë” thuhet në raportin policor.

I dyshuari është dërguar në mbajte, ndërkaq rasti është iniciuar si “Kanosje”./Indeksonline/