75 Mall Live Search
10:17 / E Enjte, 25 Janar 2024 / Gj. Sh

Nuk u pajtua me Ceferinin, miku i shqiptarëve Zvonimir Boban largohet nga UEFA

Legjenda e futbollit kroat, Zvonimir Boban është larguar nga shtëpia më e madhe e futbollit europian, UEFA.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e UEFA-s në rrjetet sociale, duke e falënderuar kroatin për punën e palodhshme në këtë institucion, shkruan Indeksonline

Boban gjatë një interviste për Index.hr tregoi edhe arsyen e largimit nga UEFA, e që në fakt ka të bëjë me presidentin Aleksandar Ceferin.

Miku i Kosovës dhe shoku i ngushtë i të ndjerit, Fadil Vokrri nuk ishte pajtuar me shumë pika dhe ideja të Ceferin.

“Dy pika kryesore të reformave ishin se as presidenti dhe as anëtarët e Komitetit Ekzekutiv nuk kanë të drejt të kandidojnë për poste më shumë se tri herë dhe u vendos një kufi moshe deri në 70-vjeçar.

“Unë nuk po e luaj heroin, e di që shumë njerëz ndajnë mendimin si timin, ndoshta naiv, por sigurisht të saktë. Në këto tri vite, marrëdhënia ime me Ceferin dhe të gjithë kolegët e tij në UEFA kanë qenë të shkëlqyera. I falënderoj për këtë, i uroj suksese dhe të mira. Më vjen keq dhe jam i trishtuar, por po largohem nga UEFA”, tha Boban./Indeksonline/