Lëndimi i Salah, egjiptiani mund të kthehet të luaj në finalen e Kupës së Afrikës

Lëndimi i Mohamamed Salah duket se është më i rëndë se çfarë pritej.
Sulmuesi i Liverpulit u lëndua në Kupën e Afrikës, gjatë ndeshjes me Ganën javën e kaluar, e cila përfundoi me barazim 2-2, shkruan IndeksOnline.
31-vjeçari është kthyer në Angli për tu rikuperuar dhe sipas Pepijn Lijnders, Salah pritet të kthehet në fushë pas tre deri në katër javë nëse nuk ka pengesa në rikuperimin e tij.
Edhe trajneri i Liverpulit, Jurgen Klopp tha se Salah mund të luaj në finalen e Kupës së Afrikës, nëse Egjipti arrin deri aty.
“Nëse ai qëndron në Afrikë dhe ata nuk mund të bëjnë trajtimin e duhur, kjo thjesht do të vonojë gjithçka, veçanërisht për Egjiptin nëse ata kalojnë turneun. Ne e sjellim atë këtu jo sepse duam ta largojmë nga Egjipti, por thjesht për të ofruar trajtimin më të mirë mjekësor. Gjithçka është dakorduar. Nëse Salah është i aftë dhe Egjipti shkon në finale, ishte gjithmonë e qartë, ai kthehet prapa, 100%. Mo e dëshiron atë, ne e duam atë.”, tha Klopp./IndeksOnline/