Si bëhet përdorimi i sigurt i bombolave të gazit, ndiqeni demonstrimin e ekspertit kosovar (Pamje)

Javë më parë në Kçiq të Mitrovicës ka shpërthyer një bombole e gazit në një shtëpi, ku si pasojë janë lënduar rëndë 13 persona.
Personat e lënduar tashmë kanë udhëtuar jashtë vendit për trajtim.
Pavarësisht se bombolat janë të sigurta, nëse nuk përdoren si duhet dhe nuk zbatohen rregullat e përcaktuara, përdorimi i gabuar i tyre mund të rezultojë me shpërthime.
Për të shmangur ngjarje të tilla, Rrahman Safedini, ekspert i bombolave të gazit, ka treguar në një intervistë për “IndeksOnline”.
Safedini tha se faktori njeri është shkaktari kryesor i shpërthimeve të tilla.
Ai gjatë bisedës demonstroi fikjen e një bombole dhe disa mënyra se si duhet të reagojmë në rast se bombola e gazit merr flakë.
Ndiqeni intervistën e plotë: