Java e 19-të e Superligës, sot dy ndeshje interesante

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 19-të të PrinceCaffe Superligës, shkruan IndeksOnline.
Vëmendja kryesore do të jetë në ndeshjen ku përballen dy rivalët e vjetër, Sigal Prishtina dhe Bashkimi.
Bardhekaltrit janë në vendin e tretë me 12 fitore e gjashtë humbje, kurse Portokallezinjtë në vendin e gjashtë me shtatë fitore e 11 humbje.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00
Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet mes Vëllaznimit dhe Golden Eagle Ylli.
Kuqezinjtë kanë tetë fitore e dhjetë humbje, kurse therandasit kanë dhjetë fitore e tetë humbje.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 17:00./IndeksOnline/
