75 Mall Live Search
13:44 / E Shtunë, 27 Janar 2024 / Gj. Sh

Mediat gjermane zbulojnë të ardhmen e Jurgen Klopp

Çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Jurgen Klopp pas largimit nga Liverpooli në fundin e sezonit? Atë e di vetëm trajneri 56-vjeçar, por në Gjermani i kanë idetë e qarta.

“E dua Liverpoolin, qytetin dhe tifozët, por nuk kam më energji”, u shpreh Klopp në deklaratën që shokoi Premier League, por jo vetëm.

Një ndër më të mirët në botë në profesionin e tij, qëndron në stolin e The Reds prej 8 tetorit të vitit 2015.

Shtypi sportiv gjerman shkruan se Klopp mund të vendosë të jetë sërish pjesë e Bundesligës. Aty ku mund të bëjë një rikthim romantik te Borussia Dortmund.

Ose të emërohet trajneri i Bayern Munich. Por, mundësi konkrete është edhe marrja e drejtimit të kombëtares gjermane pas përfundimit të Euro 2024.

Me objektivin dhe ëndrrën e fitimit të Kupës së Botës, që “Pancerave” u mungon prej vitit 2014, kur skuadra e Joachim Loë triumfoi në Botërorin e Brazilit.

Por, në Gjermani bëjnë të ditur se Klopp mund të vendosë përfundimisht tërheqjen nga roli i trajnerit. Edhe pse një opsion i tillë është pothuajse i pabesueshëm.

Me teknikun e Liverpoolit që mund të mjaftohet me një vit pushim për t’u rinisur më pas me futbollin e tij “Heavy Metal” në Spanjë ose Itali.