75 Mall Live Search
17:21 / E Shtunë, 27 Janar 2024 / Gj. Sh

Konfirmohet: Ivan Rakitic po shkon në Arabi Saudite, i tregoi gjithë bashkëlojtarëve

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kroacisë, Ivan Rakitic është duke u larguar nga Sevilla gjatë këtij mini-afati kalimtar të dimrit.

Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se mesfushori tashmë i ka njoftuar gjithë bashkëlojtarët e tij te klubi spanjoll, shkruan Indeksonline

Ivan Rakitic është duke planifikuar një kalim në futbollin nga Arabia Saudite, te skuadra e Al Shabab.

Kujtojmë që Rakitic ishte larguar nga Barcelona dhe ishte rikthyer te ish-skuadra e tij Sevilla gjatë vitit 2020./Indeksonline/