Arrihet marrëveshja, sulmuesi i Juventusit huazohet në Atletico Madrid

Skuadra e Atletico Madrid bën një biznis me Juventusin gjatë afatit të janarit.
Siç raporton Fabrizio Romano, Moise Keane ka arritur marrëveshje me klubin nga La Liga, shkruan Indeksonline
Kean do të luaj për skuadrën e Atletico Madrid deri në fund të këtij sezoni dhe nuk do të ketë klauzolë për blerje.
23-vjeçari gjatë këtij sezoni me Juventusin zhvilloi 12 ndeshje në Serie A, por nuk arriti asnjëherë ta çonte topin në rrjetë./Indeksonline/