75 Mall Live Search
12:46 / E Diele, 28 Janar 2024 / Gj. Sh

Trajneri italian që po bën histori në Angli shihet si zëvendësues i Xavit te Barcelona

Xavi Hernandez nuk do të jetë trajner i Barcelonës nga sezoni i ri.

Tekniku spanjoll pas humbjes nga Villareali me rezultat 3-5, gjatë konfernecës për media njoftoi largimin nga posti i trajnerit të skuadrës katalanase, pas përfundimit të seoznit aktual, shkruan IndeksOnline.

Disa orë më vonë, është zbuluar emri i parë që shihet si zëvendësues i Xavit.

Dailymail shkruan se favoriti i hershëm është trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi.

Tekniku italian ka pasur paraqitje të mira në krye të skuadrës angleze./IndeksOnline/