75 Mall Live Search
21:57 / E Diele, 28 Janar 2024 / Gj. Sh

Diario Sport: Mikel Arteta largohet nga Arsenali në fund të sezonit

Trajneri spanjoll, Mikel Arteta mund të largohet nga Arsenali në fund të këtij sezoni 2023/24.

Gazeta “Diario Sport” raporton se trajneri ka paralajmëruar stafin e tij se do të largohet nga “Topçinjtë” në fund të këtij sezoni, shkruan Indeksonline

Kujtojmë që deri tani, dy trajnerë të mëdhenj kanë konfirmuar largimin nga skuadrat e tyre, Jurgen Klopp dhe Xavi.

Arsenali është duke luftuar për titull këtë sezon, dhe pas 21 xhirove ata janë në vendin e 3-të me 43 pikë./Indeksonline/