Majlina Kelmendi e autorizon avokatin e njohur për kallëzim penal ndaj keqpërdoruesve
Një faqe në Facebook i hapur në emër të Majlinda Kelmendit ka shpërndarë lajme të rrejshme për një duel të kampiones olimpike me një xhudiste serbe.
Avokati i autorizuar nga Kelmendi, Arianit Koci ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj keqpërdoruesve të emrit të xhudistes
Në dy postimet e fundit të këtij profili të rrejshëm, thuhej se është duke u organizuar një duel të kurdisur me një xhudiste serbe dhe kishte shkruar se në bazë të komenteve që do të merrte postimi do të vendoste nëse do të përballej në këtë duel.
“Sot, persona të pandërgjegjshëm, duke postuar nga nje profil i rrjeshēm në facebook, kanë shkruar gjëra te pavërteta në emër të kampiones botërore – Majlinda Kelmendi. Unë jam i autorizuar që të ushtroj kallezimi penal në emër të Majlindes ndaj ketyre personave të cilët i shkaktojnë dëm jo vetëm Majlindes, por edhe trajnerit të saj Driton Toni Kuka, dhe Federatës së Xhudos të cilët me mund e sakrifice kanë arritur sukseset më të mëdha, në sport dhe jo vetëm, në Kosoven e pasluftës” shkruan Koci në Facebook./Indeksonline/