17:49 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

PA KOMENT: Televizioni japonez vije në Kosovë për të bërë storie, s’ka rrymë për të xhiruar!

Televizioni nacional japonez ka ardhur në Kosovë për të bërë një storie për sukseset e xhudistëve tanë.

Por, reduktimet e rrymës kanë bërë që japonezët të ndërrojnë kahjen e stories pasi që disa nga xhirimet janë bërë pa rrymë. Për këtë ka reaguar edhe trajneri i famshëm kosovar, Driton Kuka.

“Populli po më doket po duron shumë!
Kompanitë përgjegjëse për rrymë po na testojnë durimin! TV Nacional Japonez duke xhiruar medaljet e fituara në errësirë në Stërvitje kur u ndal rryma.

Tash me ja nis stërvitjet si Samuraja me qirinj,ose a është momenti që populli ti tregoj me protesta këtyre Kompanive që u ba teper!!
Foto e bukur e trofeve pa rrymë” shkruan Kuka./Indeksonline/

Temat: