Filmi kosovar fiton në Festivalin e Filmit në Holandë

Filmi “Krahët e punëtorëve” të regjisorit Ilir Hasanaj ka dalë fitues në Festivalin e Filmit në Roterdam të Holandës.
Filmi ishte në konkurrencën “Tiger Short”, festival i cili është i kategorisë A.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
“E nisëm mbarë vitin në kinematografi. 🇽🇰
Filmi “Krahët e punëtorëve” i regjisorit tonë Ilir Hasanaj doli fitues në Festivalin e Filmit në Roterdam, në konkurrencën “Tiger Short”, festival ky i kategorisë A.
Edhe një arritje tjetër që shpërfaq talentin e filmbërësve tanë në skenën ndërkombëtare, potencialin e jashtëzakonshëm që ka vendi ynë.
Urime Ilirit dhe gjithë ekipit, po ashtu Qendrës Kinematografike të Kosovës që ka mbështetur realizimin e këtij filmi. 👏👏💙”, shkroi ai./Indeksonline/