Asambleistët e LDK-së në Prishtinë nuk marrin pjesë në seancë, Rafuna tregon arsyen

Shefja e asambleistëve të LDK-së në Prishtinë, Jeta Rafuna ka treguar arsyen e bojkotimit të seancës së sotme.
Rafuna ka njoftuar se dy minuta para nisjes së seancës, komuna ka pranuar shkresën e MAPL-së cili e shfuqizon vlerësimin për kompenzimin e pronave.
“Ju njoftojmë se sot grupi ynë i asambelistëve, nuk ka marr pjesë në takimin e seancës së Kuvendit të Kryeqytetit, sepse vetëm dy minuta para se të hyjmë në seancë kemi pranuar shkresën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal i cili e shfuqizon vlerësimin paraprak të nxjerr nga vet MAPL si dhe i rekomandon Kuvendit të Kryeqytetit që brenda afatit prej 30 ditëve të rishqyrtoj aktin.
Tash kur e kemi shkresën e MAPL-së, jemi duke e analizuar atë dhe pasiqë të kemi vlerësimin final, Grupi i asambleistëve të LDK-së në koordinim me ekzekutivin do ti marrim veprimet adekuate në pajtim me legjislacionin në fuqi.
Zhurma e Lëvizjes Vetëvendosje nuk është asgjë tjetër veç një tendencë për të fshehur të vërtetën, sepse e vërteta, është që ky proces i këmbimit të prones komunale ka ndodhur në qeverisjen e tyre në Prishtinë dhe në këtë situatë kemi ardhur si pasojë e tyre, duke përfshirë edhe vlërësimin e pronës komunale nga Ministria e Financave e udhëhequr nga Ministri i Lëvizjes Vetëvendosje” shkruan Jeta Rafuna në njoftim./Indeksonline/