Nuk ndalet Ballkani, transferon një brazilian

Ballkani është skuadra e cila është përforcuar më së shumti në afatin kalimtar të janarit.
Kampioni i Kosovës ka njoftuar se ka transferuar futbollistin brazilian, Queven da Silva Inácio, shkruan IndeksOnline.
”25 vjeçari e forcon edhe më shumë mesfushën tonë, drejt ambicieve që kemi në kompeticionet në të cilat synojmë të triumfojmë.”, thuhet në njoftimin e klubit.
Da Silva Inácio nga viti 2021 ishte pjesë e skuadrës shqiptare nga Maqedonia e Veriut, FC Shkupi./IndeksOnline/