Manchester City shënon fitore ndaj Burnley, vazhdon ndjekjen ndaj Liverpulit

Manchester City ka shënuar fitoren e katërt radhazi në Premierligën angleze.
Cityzes mposhti si nikoqire skuadrën e Burnley, me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.
Skuadra e Guardiolas kishte epërsinë që nga pjesa e parë, ku në pushim shkoi me dy gola diferencë.
Ishte sulmuesi atgjentinas, Julian Alvarez i cili shënoi në minutat 16′ dhe 22′.
Golin e sigurisë e shënoi Rodri në minutën e 46-të.
Me këtë fitore, Manchester City renditet në vendin e dytë me 46 pikë të grumbulluara, ndërsa Burnley ndodhet në pozitën e parafundit në tabelë, me 12 pikë të grumbulluara deri më tani./IndeksOnline/