75 Mall Live Search
14:58 / E Enjte, 01 Shkurt 2024 / k.v

Digjet fasada e një objekti në ndërtim te lagjia ‘Prishtina e Re’ (Video)

Një pjesë e fasadës së një objekti në ndërtim në lagjen ‘Prishtina e Re’ është kapluar nga zjarri.

IndeksOnline ka siguruar pamje të zjarrit i cili ka nisur në katin e dytë dhe ka arritur deri në të dhjetin.

Në pamje shihen punëtorët e një kompanie teksa mundohen ta lokalizojnë dhe ta shuajnë atë.

Përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për persona të lënduar./IndeksOnline/