Fitore minimale por e vlefshme për Milan
Pasi mposhtën rivalin lokal Inter në Kupën e Italisë, Milan ka bërë edhe një tjetër fitore.
Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso ka mposhtur me rezultat 1-0 skuadrën e Crotones.
Të vetmin gol në këtë takim e ka shënuar qendërmbrojtësi Leonardo Bonucci.
Milan për momentin mbetet në vendin e 10-të me 28 pikë. /IndeksOnline/