75 Mall Live Search
22:05 / E Enjte, 01 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Skuadra e Ronaldos luan ”tenis” me atë të Messit

Sonte është zhvilluar një miqësore luksi mes Al Nassr dhe Inter Miamit.

Kjo ndeshje bëri jehonë të madhe pasi ishte mundësia e fundit për ti parë duke u përballur mes tyre Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, shkruan IndeksOnline.

Por tifozët e futbollit nuk arritën ta shijojnë këtë, pasi portugezi nuk luajti fare për shkak të lëndimit, ndërsa për arsye të njëjtë, argjentinasi luajti vetëm rreth 10 minuta, pasi u inkuadrua në lojë në fund të ndeshjes.

Por ajo çfarë ishte më e rëndësihme, Al Nassr arriti ta fitonte përballjen ndaj Inter Miamit me rezultat të thellë 6-0.

Talisca me hatt-trick, Otavio, Laporte dhe Maran ishin golashenues për skuadrën arabe.

Kurse përkundër yjeve si Messi, Suarez, Busquets e Alba, skuadra amerikane nuk arriti të shënonte asnjë gol në këtë miqësore luksi./IndeksOnline/