“Dua të shënoj shumë gola”, Armando Broja flet si lojtari i Fulhamit: Jam i lumtur!

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja u shpreh shumë i lumtur me transferimin në Fulham.
Broja në ditën e fundit të afatit kalimtar u huazua te skuadra tjetër nga Londra, Fulham, shkruan Indeksonline
Lojtari shqiptar përmes faqes zyrtare të klubit nga Premier League ka dhënë komentin e parë në lidhje me huazimin e tij nga Blutë e Londrës.
“Ndjehem shumë i lumtur. Dua të shënoj gola, të bëjë asiste dhe të dhuroj gjithçka për skuadrën”, u shpreh Broja
Kujtojmë që Broja gjatë këtij sezoni në Prmeier League shënoi vetëm një gol me fanellën e Chelseat./Indeksonline/