Conor Bradley merr lajmin e keq para ndeshjes me Arsenalin, i vdes babai

Futbollisti i Liverpoolit, Conor Bradley qysh në mëngjesin e ditës së sotme ka marrë një mesazh të mërzitshëm. Atij i ka vdekur babai.
Bradley po kalon momente fantastike me fanellën e “The Reds” dhe për shkak të vdekjës së babait, ai mund të mungoj në ndeshjen e nesërme ndaj Arsenalit në Premier League, shkruan Indeksonline
Mbrojtësi i krahut në ndeshjen e fundit kundër Chelseat bëri dy asiste dhe realizoi gol në Premier League.
Kujtojmë që 20-vjeçari ishte pjesë e akademisë së Liverpoolit qysh nga fillimi i karrierës së tij./Indeksonline/