Ndodh në Mitrovicë: Shenja e komunikacionit tregon gabimisht kthesën e rrezikshme (Video)
Kur një person regjistron kursin për pajisje me leje të vozitjes, një ndër rregullat për pajisje janë mësimi i shenjave të komunikacionit.
Por çka ndodh atëherë kur shenjat që i mëson nga instruktori, nuk përshtaten me realitetin?
Një rast i tillë gjindet në “Rrugën e Hekurudhës” në Mitrovicë. Derisa shenja paralajmëron kthesën në të majtë, shoferi në fund të rrugës mund të has në diçka të papritur.
Lexuesi i Indeksonline ka dërguar video të shenjës që thotë kthehu në të majtë, derisa rruga vazhdon vetëm në të djathtë dhe nuk ke mundësi të shkosh ka paralajmëron shenja.
Ai thotë se për këtë shoferët nuk kanë faj nëse nuk e përshtatin shpejtësinë e veturës me kthesën e cila nuk ekziston fare në realitet, por vetëm sipas shenjës.
Shikoni këtë video që është e vënë gabimisht. /Indeksonline/