Ndodh në Shqipëri! E shkarkojnë trajnerin, drejtimin e klubit e merr një femër
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/02/5555.jpg)
Shkumbini bën lëvizjen e katërt në pankinë për këtë sezon. Klubi i Kategorisë së Dytë ka larguar nga detyra trajnerin Vladimir Gjoni pas vetëm 26 ditësh nga emërimi dhe për momentin frenat e stërvitjes së skuadrës do i marrë ndihmëstrajnerja Ilknur Aktash.
“Drejtuesit e Shkumbinit njoftojnë se kanë ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Vladimir Gjoni duke e falenderuar për kohën e tij në dispozicion të ekipit si dhe i urojnë suksese në punën e tij të mëtejshme. Deri në emërimin e trajnerit të ri drejtimi pankinës do t’i besohet trajneres turke Ilknur Aktash”, njoftojnë peqinasit.
![Jo vetëm i vrasim femrat - Një surprizë e bukur nga Peqini, që thyen çdo tabu në Shqipëri - S'ka Problem](https://skaproblem.al/wp-content/uploads/2023/09/aktash13.jpg)
Aktash është trajnerja e parë femër që punon në Shqipëri dhe muaj më parë u afrua në Peqin për të qenë pjesë e Akademisë së klubit./Indeksonline/