75 Mall Live Search
09:37 / E Hënë, 05 Shkurt 2024 / S Z

Arrestohet një burrë në Kaçanik, dhunoi një femër

Një burrë është arrestuar në Kaçanik, pasi që dyshohet se ka dhunuar një femër. Viktima është dërguar në IML për ekzaminim, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“ Dhunim- Kaçanik / 04.02.2024 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka detyruar viktimën femër kosovare pa dashje të kryej mardhënje seksuale. Viktima është dërguar në IML për ekzaminim. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.  /Indeksonline/