Bebe Rexha shkëlqeu në ‘Grammy’, u vesh nga stilisti Valdrin Sahiti
Është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘Grammy’ për këtë vit.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.
Për dukjen e saj fantastike u kujdes stilisti i njohur kosovar Valdrin Sahiti i cili me duart e arta ka arritur të krijojë një fustan i cili mori vëmendje e të gjithë të pranishmëve.
Edhe vet artistja u shpreh e entuziazmuar duke e falënderuar stilistin për këtë fustan të mrekullueshëm./Indeksonline/

