75 Mall Live Search
22:16 / E Hënë, 05 Shkurt 2024 / FR

Sahatçiu pas shkarkimit: Një copëz e misionit u arrit, nesër vjen një tjetër grua nënkryetare

Donjeta Sahatçiu ka reaguar pas shkarkimit nga pozita e nënkryetares në Komunën e Prishtinës, nga kryetari Përparim Rama.

Ajo thotë se një copëz e misionit u arrit derisa paralajmëron diçka: “Për të tjera, kemi kohë. Misioni vazhdon..”.

“Prishtinë deri herën tjetër, faleminderit!

Një copëz e misionit u arrit. Nga një grua të parë nënkryetare në historinë e Prishtinës, nesër vjen një tjetër grua nënkryetare.

Jehona, në zyre e gjen shenjë këtë mural të qëndisun me shumë dashni: gratë mbështesin njëra tjetrën. Të priftë e mbara, sytë katër!

Për të tjera, kemi kohë. Misioni vazhdon..”, shkruan ajo.