75 Mall Live Search
09:15 / E Martë, 06 Shkurt 2024 / LB

Osmani i uron shërim të shpejtë Mbretit Charles pas diagnostikimit me kancer

Mbreti i Britanisë së Madhe, Charles III, është diagnostikuar me kancer. Lajmin e bëri të ditur pallati Buckingham, pa specifikuar se për çfarë lloj kanceri bëhet fjalë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar sot  se populli i Kosovës i uron madhërisë së tij shërim të shpejtë dhe të plotë.