75 Mall Live Search
10:04 / E Martë, 06 Shkurt 2024 / S Z

Arrestohet një grua në Fushë Kosovë, rrahu disa fëmijë në oborrin e shkolles

Një  grua është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që kishte sulmuar disa fëmijë në oborrin e shkollës. Më pastaj e dyshuara ka sulmuar dhe babain e fëmijëve, të cilët i kishte rrahur.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR. Fushë Kosovë / 05.02.2024-16:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pasi ka shkuar në oborrin e shkollës ka takuar të dyshuarën femër kosovare,  duke i sulmuar-rrahur  fëmijën e tij, më  pastaj i njëjti është sulmuar nga  e dyshuara dhe nëna  e saj e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.