Një ndjekës e mallkon në Instagram, Efi ia publikon mesazhin dhe profilin

Nuk janë të paktë VIP-at që sulmohen nga ndjekës dashakeq.
Një ndër personazhet që është “sulmuar” virtualisht nga një përdorues i rrjetit social Instagram është Efi Dhedhes.
Personazhi i njohur televiziv i është dashur të përballet me një mallkim nga një ndjekës.
Ish-banorja e BBV2 ka publikuar në profilin e saj të Instagramit, një mesazh që ajo ka marrë, ku dikush i ka uruar vdekjen.
“Ishallah vdes”, shkruhet në mesazhin e publikuar në Instastory.
“Mirëmëngjes nga njerëzit e shpifur që mban kjo botë”, i është përgjigjur publikisht Efi personit që ka shkruar këtë mesazh.
