75 Mall Live Search
21:17 / E Martë, 06 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Liria kujton ish-futbollistin i cili u vra gjatë luftës në Kosovë

Skuadra e Lirisë e ka përkujtuar ish-futbollistin dhe pjesëtarin e UÇK-së, Përparim Thaçin, i cili u vra nga pushtuesi serb gjatë luftës në Kosovë.

Klubi prizrenas pa publikuar një fotografi ku shkruan: ”Ti luftove për Liri, sot Liria lufton për ty”.

Përparim Thaçi ishte futbollistë i Lirisë gjatë viteve të 90-të, ndërsa u bashkua me UÇK-në gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ai u vra me 27 maj 1998 nga forcat serbe, ndërmjet fshatrave Bellacërkë e Xërxë, bashkë me dy shokët e luftës, dëshmorët: Feim Gashi dhe Sakip Bellaça, në kohën kur po shkonin në aksion.

Përparimi ishte dëshmori i parë nga qyteti i Prizrenit.

Veprën e tij vite më parë e ka nderuar edhe ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke e shpallur  “Hero i Kosovës”.

Sot stadiumi i qytetit në Prizren e mbanme krenari emrin ”Përparim Thaçi”, emrin e heroit tonë kombëtar./IndeksOnline/