75 Mall Live Search
18:10 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Katari në finale të Kupës së Azisë, përballet me Jordaninë

Kombëtarja e Katarit është finalistja e dytë e Kupës së Azisë.

Katari në ndeshjen fjysmëfinale shënoi fitore me rezultat 3-2 ndaj kombëtares së Iranit, shkruan IndeksOnline.

Ishte kombëtarja e Iranit ajo e cilia kaloi e para në epërsi me golin e Sardar Azmoun në minutën e 4-të.

Trembëdhjetë minuta më vonë, Jassem Abdulsallam barazoi shifrat në 1-1, ndërsa Akram Afif i dha epërsinë Katarit në minutën e 43-të.

Me rezultat 1-2 u mbyll edhe pjesa e parë e ndeshjes.

Irani tentoi të rikthehet në lojë duke barazuar rezultatin me golin e Alireza Jahanbakhsh, i cili shënoi nga penalltia në minutën e 51-të.

Por Katari shënoi edhe njëherë me Almoez Ali në minutën e 82-të, fol ky i cili e dërgoi në finale të Kupës së Azisë.

Katari në finale do të përballet me kombëtaren e Jordanisë, ndeshje kjo e cila zhvillohet të shtunën me datë 10 shkurt./IndeksOnline/