Bregu i Fildisht në finale të Kupës së Afrikës

Kombëtarja e Bregut të Fildisht është finalistja e dytë e Kupës së Afrikës.
Në gjysmëfinale, Bregu i Fildisht shënoi fitore ndaj Republikës Domenikane të Kongos, me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golin e fitores e ka shënuar sulmuesi i Dortmundit, Sebastien Haller në minutën e 65-të.
Në finale Bregu i Fildisht do të luaj ndaj Nigerisë, ndeshje kjo e cila zhvillohet me datë 11 shkurt, nga ora 21:00./IndeksOnline/