75 Mall Live Search
08:09 / E Enjte, 08 Shkurt 2024 / G T

Pochettino: Ishim të bashkuar, luftuam për njëri-tjetrin

Trajneri Maurizio Pochettino pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Aston Villas u shpreh tejet i lumtur me ekipin e tij.

Chelsea arriti të kualifikohet në raundin tjetër të FA Cup pasi eliminoi Aston Villan duke e mposhtur me rezultatin 1:3, shkruan Indeksonline

Pas ndeshjes, trajneri argjentinas thuri lavde për ekipin e tij duke thënë se të gjithë luftuan në këta takim.

“Sonte ne ishim të bashkuar. Luftuam së bashku dhe për njëri-tjetrin. Luftuam për tifozët tanë. Luftuam për logon tonë. Luftuam për stafin e trajnerëve. Të gjithë të bashkuar”, kjo ishte deklarata e Pochettinos pas ndeshjes

Trajneri argjentinas ishte në presion të thellë para këtij takimi, pasi në rast të humbjes mund të shkarkohej nga pozita.

Kujtojmë që në raundin tjetër të FA Cup, Chelsea do të luaj ndaj rivalit lokal, Leeds United./Indeksonline/