75 Mall Live Search
10:15 / E Enjte, 08 Shkurt 2024 / mp

Konjufca pritet të raportojë në gjykatë për gazin lotsjellës në Kuvend

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po vazhdon gjykimi ndaj kreut të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Kryeparlamentari sipas aktakuzës, akuzohet se në seancën e Kuvendit të Kosovës të 10 gushtit 2016, në cilësi të deputetit, ka hedhur gaz lotsjellës në sallë, me ç’rast është pamundësuar qëndrimi brenda.

Atë ditë në seancë merrnin pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq.

Ai në cilësinë e deputetit, në kundërshtim me ligjin ka përdorur armë, ashtu që gjatë kësaj mbledhjeje ka hedhur gazin lotsjellës në sallë