Vazhdon aplikimi për përzgjedhjen e mjekut familjar

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se vazhdon aplikimi për përzgjedhjen e mjekut familjar.
Për të përzgjedhur mjekun tuaj familjar duhet të keni një profil aktiv në platformën eKosova.
Ndryshe ky pilot projekt ka filluar zbatimin në 4 komuna: Prishtinë (QMF5 – Ulpianë dhe QMF6 – Bregu i Diellit), Prizren, Lipjan dhe Istog dhe do të zgjatë deri më 01 mars 2024.