Punëtorët teknik të shkollave të Prishtinës sot pritet të shqyrtojnë ofertën e Komunës për rritje të pagave

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, ka dalë me një njoftim për punëtorët teknike të shkollave në Prishtinë.
Ai ka bërë të ditur se sot do të diskutojnë për të vendosur për ofertën e Komunës së Prishtinës që u ka bërë pasi janë në grevë.
“Njoftojmë të gjithë punëtorët teknik të shkollave në Prishtinë që janë në grevë se sot në ora 16:00 në shkollën “Asim Vokshi” në Prishtinë do të vendoset për ofertën e ofruar nga Komuna e Prishtinës për këta punëtorë”, ka thënë Azemi.
Komuna e Prishtinë kishte për t’iu bërë ofertë për kërkesën për rritje të pagave.