Ky është hetuesi policor që u arrestua për marrje ryshfeti, dysohet se ka pranuar 1000 euro për të interferuar një rast

Inspektorati i Policisë së Kosovës sot ka arrestuar një hetues të PK-së, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit” dhe “Marrje ryshfeti”.
Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur që në pranga të IPK-së ka renë Bekim Hyseni, hetues në Stacionin Policor në Obiliq.
Hyseni dyshohet se ka pranuar 1000 Euro për të interferuar në hetimet e një rasti penal.
Ndërsa, nga prokuroria i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./IndeksOnline/