Tifozët e Al-Hilal e provokojnë, Cristiano Ronaldo bën gjest të turpshëm

Skuadra e Al-Hilal shënoi fitore mbrëmë me rezultatin 2:0 ndaj Al-Nassr në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Arabinë Saudite.
Shumë tifozë ishin të pranishëm në tribuna dhe vazhdimisht ngacmonin futbollistin e Kombëtares së Portugalisë, Cristiano Ronaldon, shkruan Indeksonline
Në fundin e ndeshjes, tifozët e klubit vendas hodhën në drejtim të Ronaldos shalla me ngjyrë të kaltër, që simbolizojnë Al-Hilalin.
Kurse, futbollisti portugez bëri një gjest të turpshëm me të futur në dhomat e zhveshjes. Ai mori një nga shallat e hedhur në fushë dhe fërkoi organet gjenitale, duke e hedhur sërish në tribuna.
Ky gjest i yllit portugez shihet si i turpshëm dhe po komentohet shumë në rrjetet sociale./Indeksonline/
Some of us Manchester United Fans that chose Lionel Messi over Cristiano Ronaldo did so not just because of football but character too. pic.twitter.com/5Xglc4kyYl
— Jacob (@UtdJacobi) February 9, 2024