75 Mall Live Search
09:16 / E Premte, 09 Shkurt 2024 / k.v

Theren me thikë dy të mitur në Lipjan, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një person në Lipjan, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me thikë dy viktimat meshkuj kosovarë të mitur, transmeton IndeksOnline.

Viktimat dhe i dyshuari janë dërguar në QKUK, Prishtinë për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari po ashtu i mitur, pas trajtimit  mjekësor me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Vrasja në tentativë ka ndodhur të enjten në rrugën “Avdi Kelmendi”./IndeksOnline/