75 Mall Live Search
13:34 / E Premte, 09 Shkurt 2024 / S Z

Musliu-Shoshi: Takimi i KS të OKB-së është alarmi i fundit nga aleatët tanë për politikën e Albin Kurtit

Gjatë mbrëmjes së djeshme  në Këshillin e Kombeve  të Bashkuara është mbajtur mbledhja e radhës.

Kosovën në këtë takim e ka përfaqësuar kryeministri i vendit, Albin Kurti. Mirëpo paraçitja e Kurtit në OKB nuk i ka pëlqyr deputetës së PDK-së, Ariana Musliu Shoshi.

Sipas Shoshit, Takimi i KS të OKB-së është alarmi i fundit nga aleatët tanë për politikën e Albin Kurtit

‘’ Takimi i KS të OKB-së është alarmi i fundit nga aleatët tanë për politikën e Albin Kurtit.Në një mbledhje ku dikur përfaqësuesit e fuqive botërore njëzëri kanë qenë në favor të politikës së Kosovës mbrëm njëzëri ishin  kundër. Këtë dëm të cilin  e ka vetëshkaktuar Albini me veprime e vendime populliste nuk na shërben, pavarësisht të drejtës që kemi’’ është shprehur deputetja e PDK-së.

Nejse, edhe Donika paska pas rol të rëndësishëm, ka shtuar më  tutje Musliu-Shoshi./Indeksonline/