Ciro Immobile bëhet lojtari i tetë me mbi 200 gola në Serie A

Sulmuesi i Kombëtares së Italisë, Ciro Immobile shënoi një gol të vlefshëm në ndeshjen mes Lazios dhe Cagliarit.
Immobile shënoi golin e tij të 200-të në Serie A dhe u fut në histori si lojtari i tetë që shënon mbi 200 gola, shkruan Indeksonline
Këtë rekord, Ciro e arriti me tri skuadra të ndryshme, përfshi këtu Lazion, Torinon dhe Genoan.
Kujtojmë që më së shumti gola në histori të Serie A, ka Silvio Piola me 274 gola, kurse i dyti është Francesco Totti me 250 gola./Indeksonline/