Rrudhani shënoi në debutim me Lausanne në Zvicër

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Donat Rrudhani ka shënuar gol në debutim me fanellën e Lausanne.
Rrudhani shënoi në ndeshjen mes Lausanne Ouchy dhe ekipit të tij të ri, takim ky që u mbyll me rezultatin 1:1, shkruan Indeksonline
Me këtë barazim, dy skuadrat me emrin Lausanne janë në pozitat e fundit në tabelën e Superligës së Zvicrës.
Ouchy ka 15 pikë në vendin e 12-të, kurse Lausanne në pozitën e 11-të me 22 pikë./Indeksonline/